KreuBusull

VIDEO/ Merr fund kalvari i vuajtjeve për Alvinin; tashmë i qeshur pranë babait dhe motrave!

 

Këtë mëngjes Alvini është bashkuar më në fund me familjen e tij; babain dhe dy motrat! Pas një kalvari të gjatë mes bisedimesh diplomatike të dy shteteve Itali e Shqipëri, e kontributit të madh nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe Kryqi i Kuq vogëlushi 11 vjeçar ka prekur Romën këtë mëngjes në aeroporin e së cilës e priste babi dhe dy motrat.

11-vjeçari iu dorëzua familjes nga punonjësit e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe.

Alvin është në Itali! Tani është në krahët e babait dhe motrave së tij! Së shpejti, Presidenti i Kryqit të Kuq do të tregojë detajet e operacionit në një konferencë për shtyp në aeroportin e Fiumiciono”: shkruan Kryqi i Kuq Italian.

Por si përfundoi Alvin Berisha në kampet siriane?

Historia e tij e trishtë nis që në moshën 6-vjeçare, kur e ëma braktisi familjen dhe e mori me vete në Siri, mes luftës dhe pasigurisë. Tragjedia do të bëhej edhe më e madhe, kur e ëma do të humbiste jetën së bashku me bashkëshortin e saj. Kur Alvini do të mbeste i vetëm, përpjekjet e të atit që të bëheshin edhe më të mëdha, që të mbërrinte në gjurmët e tij. Në emisionin “Le Iene”, babë e bir u takuan mes lotësh.

Por mes dhimbjes së madhe sërish u ndanë, sepse: Alvini nuk mund të nxirrej nga kampi nën pushtetin kurd. Dëshpërimi i babait të Alvinit do të bënte që t’i drejtohej edhe shtetit shqiptar, vetë kryeministrit Edi Rama, duke i rrëfyer vështirësitë e mëdha për të shpëtuar vogëlushin, veçanërisht pas rritjes së tensioneve Siri-Turqi. E ndërsa presioni rritej. Kryeministri Rama u nis drejt Italisë, në një vizitë zyrtare, ku një nga temat që diskutuan Conte-Rama, ishte shpëtimi i jetës së Alvinit, historia e të cilit kishte rrëmbyer zemrat e çdo shqiptari edhe italiani që e kishte parë.

Edhe kështu sot u mundësua që kalvari i vuajtjeve që kaloi Alvin Berisha të marrë fund. Por, plaga nuk mbyllet këtu, sepse mijëra fëmijë të tjerë, nga Lindja e mesme edhe Europa, vazhdojnë që të mbahen peng në kampet e Sirisë. Report Televizion ishte i pari që transmetoi lajmin ekskluziv se Alvini 11-vjeçar ishte nxjerrë nga kampi nën pushtetin kurd

Burimi: Shqiptarja.com

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF