KreuCelebrity

Fotot prekëse: nuk ka fund gëzimi për Alvinin, e gjitha lagjia ka dalë ta presë!

“Mirësevjen, kampion“: me këtë banderolë e Alvinin banorët e lagjes ku jeton familja e tij në Barzago të Italisë. Gëzim për vogëlushin 11 vjecar që i shpëtoi ferrit të Al Holit dhe Isis-it, nuk kishin sot vetëm babai dhe motrat e tij apo të afërm të tjerë të ngushtë. Për Alvinin gëzoi i gjithë komuniteti shqiptar atje, gëzuam ne këtu, e gëzuan plot italianë që e ndoqën me frymën pezull historinë e djalit të rrëmbyer nga e ëma 5 vjet më parë e të dërguar në Siri, një vend ku nuk arriti të ambjentohej kurrë, sepse Alvini nuk I përkiste atij ambjenti. Fotot prekëse tregojnë momentet e mbërritjes së tij, e mes emocioneve të fuqishme të të rriturve, është e pamundur të mos të të mbeten sytë tek fytyra e lumtur e djalit, të cilin kur i ati e vizitoi në kampin e Al Holit, ishte aq i traumatizuar sa nuk qe në gjendje as të shprehte ndonjë emocion të fortë, përvec një buzëqeshjeje të lehtë plot tone trishtimi brenda. Sot, Alvini nuk ka përse frikësohet më, sepse është më në fund në shtëpi!!!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF