KreuStil Jetese

Harrojeni Alban Skënderaj, kënga e re e Florit është hiti i dasmave!

Nëse deri më tani çdo dasmë apo ceremoni që kurorëzon dashurinë e një çifti është çelur me në sfond një këngë të Alban Skënderaj, nga dje ‘mesa duket gjërat kanë ndryshuar’.

Flori Mumajesi është rikthyer sërish pas një pauze dhe ka publikuar hitin e radhës, një baladë dashurie të cilën ia dedikon vajzës së ëndrrave e që në fakt është kënga që edhe vet artisti mezi pret ta këndojë në dasmën e tij.

Një ‘dhuratë’ nga Flori për gjithë çiftet në ditën e tyre të madhe, shoqëruar me një klip që mban për protagonistë dy miqtë e tij të cilën në fakt janë martuar vetëm përpara pak ditësh e në ceremoninë e të cilëve ka qenë edhe Flori.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF