Pesë produkte të lira dhe cilësore për lëkurë të ndjeshme

 

Skuqja e fytyrës, djegia, thatësia, kruajtja dhe yndyrosja janë probleme  të lëkurës, të cilat lidhen me produktet që vendosim për të pasur një lëkurë të pastër edhe të butë.  Sidomos në ndryshimin e klimës është mëse e nevojshme kujdesi ndaj kozmetikave, të cilat përdorim, pasi lëkura është shumë e ndjeshme.

“Dailymail”, na zbardh intervisten me Dr. Sam, themelues i “Sam’s Skicare”, mbi pesë produktet më të  përshtatshme për cdo lëkurë të ndjeshme.  Ai e konsideron të rëndësishme që të përdorim pastrues dhe hidratant për lëkurën, duke i bërë pjesë të rutinës sonë të përditshme nëse duam që lëkura jonë të rrezatojë. Nëpërmjet produktëve të mëposhtme ai sugjeron se jo vetëm në syrin e të tjerëve do dukemi mirë, por edhe lëkura jonë do të ndihet më e freskët se kurrë, duke evituar skuqjet, kruajtjen, tharjet, etj.

  • “Pastrues ekstrem Avene Tolerance”: përbëhet nga ujë termal me ekstrate qetsuese, I cili kryesisht është përdorur nga personat që kishin ekzema, psoriasis, dermatit atpik dhe djegie. Por, mund të përdoret nga çdo njeri në mëngjes edhe në mbrëmje, duke e masazhuar me fërkim të lehtë, për të ushqyer lëkurën dhe për ta mbajtur larg alergjizimit. 10£

 

  • “DR.Sam’s Flawless cleanser”: Janë një linjë kremrash për të gjitha llojet e lëkurës, të cilat ndihmojnë në pastrimin e thellë të poreve të lëkurës, duke mos krijuar irritime dhe çarje. 16£

 

  • “ELEMIS pro-collagen cleansing balm: Formula me dyll trëndafili, mimoze dhe alga, e bën këtë balsam të përdorshëm si në përditshmëri dhe në raste festash. Kjo sepse mund të përdoret edhe si krem pudër, por ndryshe nga të tjerat ajo është 100% bio. 43£

 

  • “La Roche-Posay make-up remover milk”: Ky pastrues I lëkurës ësht kryesisht I përdorshëm për një lëkurë të thatë. Ajo do jua mbaj lëkurën larg irritimit nga larja e thjeshtë që jemi mësuar t’I bëjmë makeup-it. 9.35£

 

  • “Cetaphil gentle skin cleanser”: Ky larës gjithashtu është një pastrues për lëkurën, porn ë ndryshim nga produktet e tjera, nëse dëshironi ta bleni, nuk do të keni nevojë për një rekomandim nga mjeku. 5.99£
Previous ArticleNext Article