VIDEO/ Alvini takoi gjyshin dhe preku miliona zemra!

 

Që prej ditës së djeshme Alvini është kthyer në shtëpi, i bashkuar me babain dhe motrat e tij më të më mëdha. Pas një kalvari të gjatë mes bisedimesh diplomatike të dy shteteve Itali e Shqipëri, e kontributit të madh nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe Kryqi i Kuq vogëlushi 11 vjeçari ka prekur Romën këtë mëngjesin e 8 nëntorit në aeroporin e së cilës e priste babi dhe dy motrat.

Ndërsa e gjithë lagjia ku jeton familja Berisha në Itali ka dalë ta presë Alvinin, vogëushi nuk e ka hequr asnjë moment buzëqeshjen nga portreti i tij.

Ndonëse ka qenë vetëm 7 vjeç kur e ëma e rrëmbeu dhe u largua drejt organizatës terroriste, duket se Alvini nuk e ka harruar për asnjë moment gjyshin e tij, me të cilin ka patur një lidhje shumë të ngushtë.

Kur babai i vogëlushit, Afrim Berisha u taku për herë të parë me të birin në kampin “Al-Hol”, 11 vjeçari i kërkoi të atit ta çonte tek gjyshi.

Në videon e transmetuar nga “Le Iene”, dëgjohet teksa Berisha dhe Alvi flasin shqip, pasi italishten, i vogli e kishte harruar. Kërkesa e 11-vjeçarit ishte “Dua të shkoj tek gjyshi… Bab… m’ço te gjyshi,”.

“Tek gjyshi? Po ne do ikim te Marinela,”- i thotë ai.

Ndërkohë, një ditë më parë më në fund erdhi lajmi i shumëpritur për Alvinin, i cili arriti të shpëtohej nga kampi në Siri dhe iu bashkua familjes së tij në Itali.

Por, Alvinit të vogël më në fund iu plotësua edhe dëshira e tij për të takuar gjyshin.

Video e takimit të tij me gjyshin është shpërndarë në rrjete sociale dhe ka prekur miliona zemra.

Tashmë jeta e vogëlushit të cilit ju desh të jetonte për  pesë vite në ‘ferr’, do të marrë rrjedhën normale njësoj si çdo bashkëmoshatar i tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

Previous ArticleNext Article