KreuCelebrity

Samantës nuk i dilka e keqja me Young Zerkën e me Ronelën bashkë, e këtë e tregoi edhe tek “ Shiko Kush Luan“!!

Zanafilla e hatërmbetjes nis javën e kaluar, kur I ftuar tek “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën, Young Zerka mori pjesë në lojrat e saj dhe iu kërkua të qëllonte mbi foton e një personazhi që nuk e meriton famën. Fotoja që zgjodhi ishte ajo e Samanta Karavellës.

Kaq u desh të këngëtarja të shpërthente ne rrjetet sociale, duke goditur atë e Ronela Hajatin, këngëtaren e përfolur për një kohë të gjatë për lidhje me Zerkën.

“O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”- ishte komenti fshikullues I Samantës.

Por ajo nuk e la me kaq!! Këtë radhë, ishte Samanta e ftuar në emisionin e Luanës dhe duket mezi po priste t`ia kthente Zerkës me të njëjtën monedhë. Kur u pyet për këngëtarin me të cilin nuk do të bënte kurrë bashkëpunim, ajo të dy emrat I kishte gati, të Ronelës dhe të Zerkës, duke e theksuar se ai herën e kaluar e qëlloi pa arsye.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF