KreuCelebrity

Akuzoi Flori Mumajesin se blen klikimet; Sabri Fejzullahu pranon se gaboi: “Ishte gabimi im, jam 75 vjeç”

 

Disa muaj më parë i ftuar në programin televiziv #Gjesi në T7, në Kosovë artisti Sabri Fejzullahu ceku temën e blerjes së klikimeve, duke e cilësuar si problem për artin shqiptar në ditët e sotme.

75 vjeçari renditi disa prej emrave që sipas tij e blejnë suksesin, listë në të cilën ai përfshiu edhe kantautorin Flori Mumajesi. Sigurisht një deklaratë e tillë nuk u prit fort mirë nga Mumajesi i cili nuk e la pa përgjigje axha Sabriun.

Ndonëse Fejzullahu nuk bëri më asnjë replikë rreth kësaj çështje, këtë të dielë i ftuar në programin “E Diell” në Top Channel, Sabriu nuk i shpëtoi dot pyetjes rreth ‘sherrit’ virtual me Florian Mumajesin.

“Po, e lashë sepse ishte gabimi im. Unë jam 75 vjeç dhe kam 17 – 18 këngë të kompozuara dhe orkestruara nga Flori Mumajesi. Flori, me punën dhe djersën e tij, me talentin e tij i ka arritur të gjitha këto. Unë e kam thënë atë në kontekst, nisur edhe nga pyetja e gazetarit, por nuk kisha qëllim tjetër…”– tha Fejzullahu.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF