KreuBordo Men

Dashnor Diko na prezantoi dy djemtë e tij të rritur, që i ka si shokë!

Është një prej këngëtarëve që shënjuan vitet 90`, e Dashnor Diko vazhdon te mbetet një figurë e preferuar e publikut shqiptar.  Por fansat e këngëtarit patën një surprizë të këndshme: ai ishte I ftuar tek “Rudina“ në Tv Klan ku kishte marrë me vete dhe dy djemtë e rritur, Bobin 21 vjec dhe Xhonin, 18 vjec.

Emra mjaft të vecantë apo jo?  Ata I shpjeguan vetë: Bobi mban emrin e Bob Marley-t, dhe Xhoni, atë të John Lennon-it. Marrëdhënia mes tyre dhe të atit është e shkëlqyer. “ Që kur kanë qenë fëmijë e deri tani, jam marrë me ta. Jo për t`i larë e ndërruar, por për t`i nxjerrë gjatë fundjavave, për t`i cuar në stërvitje, për t`i kultivuar dashurinë për ujin dhe sot janë të dy notarë. Kemi një marrëdhënie si shokë, por njëherë kam qenë edhe kërkuar ndaj tyre“, u shpreh këngëtari.Dhe mundi i tij i ka dhënë frytet: të dy djemtë kanë marrë pjesë në garë të ndryshme kombëtare të notit madje janë vlerësuar dhe me medalje. Ndërsa Xhoni ishte pjesëmarrës dhe në Kampionatin Botëror të Notit në Hungari. Djali madh Bobi aktualisht studion në New York të Shteteve të Bashkuara, ndërsa i vogli është në vitin e fundit të gjimnazit.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF