Marina dhe Luana Vjollca kanë pushtuar mbrëmjet e së shtunës me programet e drejtuara prej tyre. Por ndërsa kanë një “garë“ mes dy motrave dhe emisioneve në dy televizione konkurente, një kureshtje e madhe rrethon edhe veshjen që ato zgjedhin të mbajnë në atë mbrëmje e që janë të markave mjaft të shtrenjta.
Këtë herë, ishte cmimi i jumpsuit-it të Marinës në “Klanifornia“ ai që tërhoqi më tepër vëmendjen.
Ai ishte I markës së njohur “elisabettafranchi“, e kjo e bën të kuptohet që në fillim se etiketa duhet të kishte sipër një shifër “ të kripur“. Dhe ashtu ishte vërtet: 541 euro kushton sipas “What They Wearin“, goxha cmim për një jumpsuit, por jo për Marinën!