Pamje nga darka private; Arbana Osmani mbledh miqtë në shtëpi

Arbana Osmani ka mbledhur të dielën në mbrëmje në shtëpinë e saj miqtë më të ngushtë në shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në librin “Receta për 5 minuta”.

Një ballkon i tërë i dekoruar me drita, një tavolinë gjigande e të ftuarit specialë që prisnin të shijonin gatimet e prezantueses së njohur të Top Channel.

Lista e të ftuarve të darkës private e përbënin emra si: Xhemi Shehu- mikesha e saj e ngushtë, partneri Eduart Grishaj, vëllezërit Shpati dhe Sidriti, stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” dhe bashkëpunëtorët e saj më të mirë gjatë këtij rrugëtimi.

Një mbrëmje ku nuk kanë munguar të qeshurat, batutat, ushqimi i mirë dhe falenderimet, Arbanës i mbetet tashmë të pres datën 13 nëntor për të pasur në treg librin e saj në Panairin e Librit.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article