Pas vitesh mbajtje mërie Albana Osmani ngre flamurin e paqes ndaj Eneda Tarifës!

 

Vite më parë ato ishin dy kolege e mikesha shumë të mira, miqësia e të cilave duket se ka nisur në ambientet e Top Channel aty ku asokohe të dyja kishin programet e tyre.

Dedikime me fjalë zemre, dalje të shpeshta në shoqërinë e njëra tjetrës, shopping së bashku e gjithçka tjetër që dy shoqe të ngushta bëjnë duket se për një kohë të gjatë qenë refren në miqësinë mes Albana Osmanit dhe Eneda Tarifës.

Katër vite më parë moderatorja dhe këngëtarja e prishën miqësinë e tyre e duket se shkak u bë një kopertinë reviste, ndonëse asnjëra prej tyre nuk u prononcua asnjëherë rreth kësaj çështje.

Megjithatë fakt është që Eneda dhe Albana e prishën miqësinë e tyre dhe marrëdhënia e ngushtë tashmë i përkiste së shkuarës, e që atëherë ish-mikeshat nuk u panë më bashkë, duke na lënë të kuptonim se mëria ishte serioze…

Pas më shumë se katër vitesh që nga prishja e shoqërisë së dy vajzave të njohura të showbiz-it duket se koha ka shëruar hatërmbetjet e të paktën me aq sa pamë pak orë më parë në insragramin e Osmanit, marrëdhënia mes dy ish-mikeshave mund të ketë nisur të rindërtohet sërish.

Pjesëmarrja e Enedës në “Kënga Magjike” pati një mbështetëse të veçantë për artisten e ajo ishte pikërisht ish-shoqja e saj e ngushtë e cila i ka kushtuar një instastory performancës së Tarifës në KM.

“Paç fat! Gjithmonë do të kesh duar që do të mbajnë”; ka shkruar Albana në postimin ku publikon këngën e Enedës, postim i cili është shpërndarë menjëherë në profilin e këngëtares.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article