KreuStil Jetese

Doktorët i thanë se s’do mund të bëj kurrë më palestër! Por 40 vjeçarja nuk ndalet…

Corrie D. Silvia, nga Sandbach, Cheshire, është nënë e dy fëmijëve dhe falë palestrës intensive ka mundur të humbas 16 kile, në vetëm 14 javë. Në humbjen e peshës, më së shumti ka ndihmurar eleminimi i verës dhe heqja dorw nga ushqimet e fast food-it. Ajo filloi të ndjek një dietë ushqimore të shëndetshme për të lehtësuar ngarkesën e trupit gjatë stërvitjes.

40 vjeçarja filloi të grumbullojë kile, në shtator 2016. Pasi u martua gjithashtu filloi të shtonte në peshë. Akoma më shumë, kur ajo u diagnostikua me një dëmtim të rëndë të fundshpinës. Për të ky lajm ishte i tmerrshëm pasi mjekët e operuan, ia ndaluan automatikisht frekuentimin e palestrës, në të kundërt disqet e shtyllës kurrizore do t’i enjteshin aq sa nuk do mund të lëvizte më.

“Pas operacionit, kam vuajtur shumë, dhimbjet ishin të tmerrshme dhe mjekët më thanë që mund të bëja vetëm stërvitje të lehta si noti ose joga.”- tha Corrie.

Por Corrie vendosi të marrë një qëndrim kundër këshillës së doktorëve, duke mbajtur një djetë ushqimore të shëndetshme. Kjo, e kombinuar me ushtrime për rrregullimin e rrahjeve të zemrës dhe ushtrime për të forcuar shtyllën kurrizore.

“Ato nuk kishin efekte fizike mbi mua, por as mendore. Çdo ditë isha më e ngarkuar si fizikisht edhe psikologjikisht. Në maj të 2019-ës, unë me bashkëshortin dhe fëmijët u zhvendosëm në një shtëpi tjetër. Atëherë ishte edhe momenti kur vendosa që përveç dietës ushqimore të filloja dhe stërvitjen në palestër. Gjithashtu fillova të punoja në noterin, të cilën e hapëm me bashkëshortin. ”-shtoi 40 vjeçaria.

Nëna e dy fëmijëve ju përkushtua palestrës, sigurisht me një fizioterapist pranë, për çdo rast rreziku. Pamja e saj tashmë është e mrekullueshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF