KreuCelebrity

Fiorentina e Big Brother tregon si e harroi Olsin: “ Gozhda del me gozhdë“!

Olsi dhe Fiorentina ishin një nga çiftet që bënë më shumë bujë  në “Big Brother Albania 9″. Por marrëdhënia e tyre, edhe brenda shtëpisë qe shoqëruar në disa raste me tensione, e pasi dolën prej andej, nuk zgjati shumë dhe I dhanë fund lidhjes.

Edhe pse ca kohë nuk e linin pa e thumbuar njëri-tjetrin, së fundi gjërat janë qetësuar, cka tregon se kanë vendosur të ecin përpara e t`I hedhin inatet pas krahëve.

Fiorentina duket tani ka dikë tjetër në jetën e saj, e këtë e tregoi me përgjigjen e dhënë pyetjes së një ndjekësi, sesi arriti ta harronte Olsin. “Gozhda me gozhdë del. Kishte dhe më të mirë se Olsi dhe unë e kam sot në jetën time”, ka shkruar ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF