KreuStil Jetese

La Prairie sjell në Tiranë të parin serum për rigjenerimin e zonës së syve dhe vetullave

 

Çdo shpikje do kohën e vet. Më e fundit e linjës presigjoze “La Prairie” kërkoji plot 30 vjet. Bëhet fjalë për “Skin Caviar Eye Lift”, i cili është serumi i parë për rigjenerimin e të gjithë zonës së syve, duke përfshirë edhe vetullat. Ky serum është zgjidhja ideale për heqjen e rrathëve të syve, krijimin e një lëkure të butë dhe relaksimin nga lodhja e përditshme. “La Prairie” është kombinimi perfekt i dy formulave, njëra me kapsula në formën e rrathëve, të cilat janë në nuancën e bezhës, ndërsa tjetra është një xhel krem, i cili aplikohet në të gjithë zonën e syve dhe ka ngjyrën e rozës së lehtë.

Në faqen online të “La Prairie”, si asnjëherë më parë, mund të gjeni në video edhe mënyrën se si ta aplikoni përreth zonës së syve dhe vetullave. Ajo duhet të aplikohet, në mëngjes dhe në mbrëmje. Si fillim do të hidhni në majën e gjishtit një sasi të vogël nga produkti. Më pas do të filloni nga cepi i brendshëm i syrit, duke prekur si një pikë ë lehtë, pjesën e poshtme të syrit, aty ku mund të ndjehet kocka e fytyrës, jo në pjesën e rrathëve. Të njëjtën gjë do e bëni edhe për pjesën e sipërme të kokës. Përsëriteni këtë, por jo si në fillim duke pulsuar, por duke ushtruar një presion të lehtë lëvizës mbi të gjithë zonën e syve dhe vetullës.

Benefitet që do të merrni nga ky aplikim janë të mahnitshme dhe s’do të keni më nevojë për operacione plastike:

Produktet nuk janë aspak të kushtueshme krahasuar me koston e operacioneve plastike, si nga vlera ose cilësia monetare edhe nga ajo kohore.

Në Shqipëri ky produkt ka mbërritur përmes kompanisë së suksesshme kozmetike Orbico.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF