KreuCelebrity

Nuk e kishim parë kurrë kështu: Rudina Magjistari u paraqit sot në program ndryshe dhe ne na pëlqeu shumë!

Rudina Magjistari është prej atyre personazheve të njohur që identifikohet me stilin klasik e serioz.

Fundet e shkurtra, pantallonat e shkurtra, dekoltetë e hapura, e madje edhe pantallonat xhins duket se për modetoren e “Rudina” këto lloj veshjesh janë në listën “dont”.


E në fakt kur askush prej nesh tashmë nuk pret asnjë dalje kornize të Magjistarit sa i përket veshjes të paktën në ekran, ajo na suprizoi jo pak teksa në puntatën e sotme të programit u shfaq me një stil fare ‘casual’ në program, dhe na duhet të themi që impakti tek publiku në studio, e me siguri edhe ai që e ka ndjekur nga ekrani, ishte me ovacione.


E veshur me një palë pantallona xhins, kombinuar me këmishë të bardhë e flokët të mbledhura, Rudina dukej sa rehat aq edhe e ëmbël.

Ndryshimin e stilit të veshjes së Magjistarit e kanë pëlqyer edhe ndjekësit në instagram, komentet e të cilëve ishin të shumta.


Meqë jemi tek veshja, a nuk do të donit edhe ju ta shihnit Rudinën të paktën një herë të vetme me një fund apo fustan të shkurtër?!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF