KreuFashion

Franca promovon “Air Albania stadium”

 

Një ditë para ndeshjes Shqipëri- Francë, imazhet e bëra me dron për “Air Albania stadium” ka bërë xhiron e botës. Ndër të parat janë agjensia e lajmeve AFP dhe EN24 (France news).

“Shqipëria ka hyrë në një garë kundër orës për të përfunduar stadiumin e ri, duke synuar që inagurimi të bëhet  të dielën në Tiranë kundër kampionëve francezë të botës. Disa orë para seancës kualifikuese për Euro-2020,  më shumë se 200 njerëz kanë punuar natën dhe ditën për të përfunduar punimet e stadiumit,  në zemër të qytetit, me një hapsirë prej 22 000 vendesh. Nën mbikëqyrjen e inspektorëve të UEFA-s, punëtorët kanë qenë të zënë gjatë ditëve të fundit duke instaluar kabllo ose duke pastruar ambjentet e stadjumit”,- ka shkruajtur AFP (agjensia e lajmeve franceze)

Photo Gent SHKULLAKU / AFP

Kjo sfidë në të cilën autoritetet përkatëse i kanë futur punonjësit, ka qenë e pabesueshme, aq sa mediat franceze kanë kontaktuar presidenti e “Federatës Shqiptare të Futbollit”, Armando Duka, për ta pyetur nëse ishte i sigurt se stadjumi do të ishte gati për ndeshjen e 17 nëntorit.


“Publiku do të ulet këtu, është konfirmuar,”- tha ai për AFP-n.

“Shqipëria, e cila kishte marrë pjesë në Euro-2016 në Francë, faza e parë e saj kryesore e madhe e garës, u eliminua nga gara. Por entuziazmin e këtij vendi të vogël me më pak se tre milion banorë ku futbolli është mbreti sportiv, është e mahnitshme”, -shkruan AFP.

Photo Gent SHKULLAKU / AFP

“Një ndeshje kundër kampionëve botëror është gjithmonë shumë e rëndësishme”, por kjo “është edhe më shumë për ne, sepse do të diskutohet edhe për stadiumin e ri për të cilin ëndërrojmë për një kohë të gjatë”, – përmbledh Armando Duka.

Photo Gent SHKULLAKU / AFP

Stadiumi është projektuar nga arkitekti italian Marco Casamonti, rrethimi i ri tetëkëndësh ku në njërin cep ngrihet një kullë 25 katëshe, më i larti në Tiranë, është ndërtuar në vendin e ish-Arenës Kombëtare. Fasada e saj kuqe dhe e zezë në ngjyrat e Shqipërisë me motive tradicionale të frymëzuara nga folklori kombëtar.

Photo Gent SHKULLAKU / AFP

“Një stadium prej 75 milion eurosh. Një stadium prejt të cilit shqiptarët pretendoj fitoren ndaj të blujtëve të mëdhenj”,- shkruan AFP.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF