KreuCelebrity

Linda Rama “kapet“në panair duke blerë librin e kritikut të kryeministrit!

Bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, ishte në panairin e librit sot, ku I është shtuar turmës së kureshtarëve që vërshuan në Pallatin e Kongreseve, në të cilin rreth 100 shtëpi botuese ekspozojnë tituj të ri e ribotime. Ajo që bëri më shumë përshtypje nuk ishte fakti që Linda, e shoqëruar nga e bija, Rea, ishte e interesuar për librin, sepse nuk do të prisnim më pak prej saj, por ndalesa në stendën ku ekspozonte librin e vet me poezi gazetari I njohur Andi Bejtja, kritik i hapur i shefit të ekzekutivit. Fotot e siguruara nga tiranapost.al, tregojnë momentin kur Linda e buzëqeshur e ble librin, duke treguar kështu se është mendjehapur e pa komplekse!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF