KreuStil Jetese

Mihrije Braha feston ditëlindjen, bashkëshorti i bën publikisht urimin më të bukur

Artistja e njohur Mihrije Braha ka festuar ditën e djeshme sitelindjen e saj. Në këtë 52 vjetor të lindjes nuk kishte kurrsesi si të mungonte urimi nga bashkëshorti i saj, artisti Naim Abazi.

Të njohur në radhët e showbiz-it si një ndër çiftet më të dashururar e të lakmuar, dyshja edhe sot pas shumë vitesh martesë nuk i fshehin deklaratat kundrejt njëri-tjetrit.

Naimi ka zgjedhur fjalët më të bukura për të të uruar bashkëshorten e tij për ditelindje duke shkruar:

Çdo fjalë thënë për ty o engjëlli ynë është pak, sepse je më shumë se fjala, se jeta se dita e se nata! Dhe ne të duam aq shumë! Të themi te jetosh më shumë dashuri dhe buzëqeshje me ne , se je burimi i jetës sonë dhe i buzëqeshjes tone! Urime DITËLINDJA! Naimi dhe Platori”, ka shkruar Naimi në profilin e tij në Facebook.

Mihrija dhe Naimi janë prindër të një djali i ardhur në jetë si fryt i martesës së tyre shumëvjeçare.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF