15 gabime që bëjnë me veshjet e fëmijëve, zakonisht, nënat të cilat sapo kanë lindur

 

Shumica e nënave të reja mezi presin të veshin të porsalindurit e tyre me rrobat të cilat i kanë përzgjedhur me shumë mundim dhe për një kohë të gjatë.  Rrobat e bebeve padyshim janë të adhurueshme kur i përzgjedhim por ky nuk duhet të jetë qëllimi kryesor, pasi disa nuk janë të përshtatshme për një bebe.

Për nënat e reja është aq sa e lodhshme edhe argëtuese veshja e të porsalindurit. Ky rrugëtim vazhdon për një kohë të gjatë derisa ata rriten. Kjo  sepse sa janë fëmijë nënat ju zgjidhin ndresa, rrobat e gjumit, të përditshmërisë, të festave përmujore, të ditëlindjeve dhe të seteve fotografike.

Problemi i vetëm për nënat nuk është vështirsia e blerjes së veshjes adekuata, por edhe materiali që duhet të përdorin, duke filluar nga copa deri tek larja.

“TheDigitalweekly” na rendit 15 gabime që bëjnë femrat të cilat janë bërë nënë për herë të parë.

  1. Veshja ose mbulimi me shumë rrobe

Nënat e reja nuk e kuptojnë dot kur fëmija i tyre ka ngrohtë apo ftohtë. Si rrjedhojë i veshin fëmijët më trashë seç duhet dhe në rastet kur një nëne i duhet ta ndërrojë fëmijën, ky fëmijë ka më shumë gjasa të marrë të ftohtin menjëherë, për shkak të djersës.

Gjithashtu sipas disa burimeve studimore në “TheDigitalweekly”, mbulimi me shumë shtresa të fëmijës mund të rrisë rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS), e cila çon në vdekjen aksidentale të një fëmije. Pasi mbulesa ose rrobet mund të mbulojnë rrugët e frymarjes së fëmijës, por gjithashtu dhe nxehtësia e tepërt mund t’i shkaktojë vdekjen.

  1. Përdorimi i detergjentëve të gabuar

Për një fëmijë të sapo porsalindur, nuk është e mirë që rrobet të lahen në lavatriçe me detergjent, pasi ato përmbajnë kimikate. Do të thoni se me shplarjen e rrobave ato ikin, por jo aroma e cila qëndron dhe vështirëson frymarrjen e fëmijës, duke krijuar alergji.

  1. Blerja e rrobeve me masa më të mëdhaja

Duket dicka e arsyetueshme ky veprim pasi fëmijët rriten dita ditës, por duhet të tregojmë kujdes pasi disa materiale janë të dëmshme për trupin e një fëmije.

  1. Duart e pambuluara

Nuk duhet që fëmijës t’ja leni pa mbuluar duart. Fëmijët e porsalindur i kanë thonjtë shumë të mprehtë dhe nga pavetëdija mund të çjerrin fytyrën, duke krijuar dëmtime të lëkurës. Pasi fytyra e një bebeje është shumë e njomë dhe e ndjeshme.

  1. Mbulojini veshët me kapuç

Të porsalindurit pjesën më të madhe të nxehtësisë së trupi e humbin nga veshët. Kështu nëse duam të ruajmë temperaturën konstante të trupit nuk duhet të harrjmë vendosjen e kapuçit

  1. Prerja e etiketave

Kjo është diçka tjetër shumë e rëndësishme pasi etiketat janë shumë të mprehta për trupin e një të porsalinduri.

  1. Këmbët e lëna zbuluar pa çorape
  2. Larja e rrobave të reja
  3. Blerja e rrobave të vogla
  4. Bëni kujdes, kontrollojini gishta e duarve
  5. Përdorimi i materialeve irrituese ose sintetike
  6. Materialet që mbajnë lagështirë
  7. Veshja më hollë seç duhet
  8. Veshja me rrobe që janë vetëm për një set fotografish
  9. Jaka e lartë 
Previous ArticleNext Article