Lorik Cana: “Një stadium që e meritojmë, shpresoj ta fillojmë me këmbën e mbarë!”

Lorik Cana në një deklaratë për shtyp të mmentit të fundit për “Rtsh”, flet për stadiumin “Air Albania Stadium”. Për më tepër nuk mungon as mbështetja që ai i bën ish trajneri lojtarëve të kombëtares.


“Për të gjithë gjeneratën e kombëtares ky do jetë një emocion i madh dhe ju them ta shijojni këtë moment të jashtëzakonshëm. Tifozët kanë mundësi të shohin ndeshjen në një stadium që e meritojnë. Shpresojë ta fillojmë me këmbën e mbarë.”


Ish kapiteni i kombëtares duket që është shumë entuziast dhe i emocionuar për stadiumin. Ai shprehet se më në fund shqiptarët dhe kombëtarja kanë një stadium të cilin e meritojnë.


“Kemi luajtur në shumë stadiume, por këto janë kushtet të cilat meritojmë dhe duhet t’i ruajmë.”

Previous ArticleNext Article