Samanta e sulmoi në emision, Ronela Hajati habit me reagimin: “Cfarë ka ndodhur, është thjesht një budallallëk…“!

‘Shiko Kush Luan’ padyshim “prodhon“argëtim të madh, por edhe hatërmbetje. I tillë ishte rasti i Samanta Karavellës me Young Zerkën, me të cilën ka pasur përplasje që nisën pikërisht në këtë shoë. Në programin e javës së kaluar , pa e përmendur me emër, por duke e nënkuptuar, Samanta sulmoi edhe Ronelën bashkë me Zerkën, duke i zgjedhur si njerëzit me të cilët nuk do të bashkëpunonte kurrë. Epo, Ronela nuk e paska marrë aspak për keq këtë deklaratë. Madje, ajo ka sqaruar se nuk ka konflikte me Samantën, duke thënë se e konsideron “budallallëk“ këtë histori, e duke kujtuar sesi ajo vetë, në publik nuk ka folur kurrë për këtë temë“.

“ Nuk jemi sharë, dhe nuk e di cfarë ndodhi“, ka thënë Ronela. Një reagim i paparashikuar, por edhe mjaft I vlerësuar nga publiku në studio, që e përshëndeti gjestin e saj me duartrokitje!!

 

View this post on Instagram

 

@ronelahajatiofficial ka diçka për t’i thënë @samantaofficial! #SfidaeKabinave? @donphenomofficialpage #ShikoKushLUAN??? @shikokushluan

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Previous ArticleNext Article