KreuStil Jetese

Fustani “yll“ i Dianës, del në ankand për 450 mijë dollarë!

Fustani ikonë i princeshës Diana, të cilën e mbante veshur kur kërceu më John Travolta në Shtëpinë e Bardhë ka dalë në shitje për 450 mijë dollarë.

Princesha e Uellsit ishte mahnitëse me fustanin prej kadifeje në ngjyrë blu të thellë nga Victor Edelstein gjatë një darke shtetërore në vitin 1985. Pamjet e vallëzimit të saj nën tingujt e muzikës së filmit hit të Travoltës, “Ethet e së shtunës mbrëma“ bënë xhiron e botës ndërsa vetë aktori e pat përshkruar këtë eksperiencë si “një përrallë’.

Diana kishte një dobësi për këtë fustan, të cilin e ka veshur edhe në katër raste të tjera të rëndësishme, përfshirë një vizitë shtetërore në Austri në 1986 dhe një natë në Royal Opera House në 1991. Ajo madje e zgjodhi ta vishte edhe për portretin që I realizoi Lordi Snowden në vitin 1997.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF