KreuStil Jetese

Me prerjen e re të flokëve, Bella Hadid duket identike me Kim Kardashian!

Si supermodele, Bella Hadid e ndryshon pamjen e saj aq shpesh sa edhe rrobat, e këtu flokët nuk bëjnë përjashtim. Vetëm këtë verë, Bella kaloi nga brune në krejtësisht bjonde dhe tani është rikthyer përsëri në kafe cokollatën e saj të preferuar. Ndërkohë, po luan edhe me gjatësinë. Vetëm disa ditë më parë, flokët e saj ishin të gjatë, por duket është lëkundur shumë fort nga prerja që po bën namin mes yjeve: ajo që njihet si “bob“. Duke debutuar flokët e ri të prerë mbi supe  në Festivalin e Modës Vogue në Paris, Hadid dukej fiks si Kim Kardashian kur vendosi edhe ajo t`i priste.

Dallimi i vetëm? 23 vjecarja I ka prerë pak më shkurt në pjesën përpara, ndërsa Kim ka preferuar të njëjtën gjatësi në të gjithë flokun. Sidoqoftë, deri nesër, Bella mund të ketë një pamje krejtësisht të re. Pra, tani për tani, ne jemi duke shijuar flokët e saj te shkurtër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF