KreuCelebrity

Momenti romantik; Arbana dhe Eduarti fotografohen në stadium!

 

Stadiumi ‘Air Albania’ hapi mbrëmjen e së dielës dyert për herë të parë, në ndeshjen Shqipëri- Francë, ku për fat të keq kuq e zinjtë u mundën me rezultatin 2:0.

Ndërsa stadiumi ishte mbushur me VIP-a të Shqipërisë e të Kosovës, diku në tribunë paparaci ose më saktë fotografi Altin Çelmeta ka kapur një moment romantik mes Arbana Osmanit.

Nuk dihet se në ç’pjesë të lojës është shkrepur foto, por moderatorja duket teksa ka mbështetur kokën në supin e partnerit të saj, ndoshta nga lodhja apo edhe për një çast romantik të momentit.

Ka qenë Eduarti ai që ka ndarë foton në rrjetin social Instagram duke shkruar:

“@altincelmeta faleminderit për këtë foto të bukur, e paske shkrep fiks 1 minut para se ta zinte gjumi Arbanën”

Dhe nuk është aspak çudi që Arabanës edhe t’i flihej, duke patur parasysh impenjimet gjatë gjithë ditës në ditën e fundit të Panairit të librit.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF