Lajm i bukur/ Rikthehet “West Side Family”; ja kush e zëvendëson Dr. Florin!

 

Kënga Magjike duket se do të rikthejë një nga grupet më të dashur shqiptare të krijuar në vitet 2000, ndonëse me një mungesë të madhe. Sipas Anabel.al, “West Side Family” do të rikthehet këtë edicion në Kënga Magjike për të festuar 20 vjetorin e krijimit të grupit, dhe ai që do të zëvendësojë të ndjerin Dr. Flori do të jetë pikërisht i vëllai Alban Kondi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Albani i cili ka treguar se kjo treshe u krijuar rastësisht dhe gjithçka u vendos në një kohë shumë të shkurtër:

“Nuk e kisha fare në mendje. Së bashku me Elgit Dodën, po punonim për disa artistë që do të marrin pjesë në festival si Xheisara apo Olsi Bylyku dhe ishim përqëndruar tek ta. Ndërkohë Landi dhe Miri po mendonin të merrnin pjesë dhe ndërsa unë me Elgitin po punonim për këngën e tyre “7 ditë” , aty për aty u vendos dhe pjesëmarrja ime.”- ka treguar Albani për Anabel.al.

Debutimi i parë i “West Side Family” ka qenë pikërisht në Kënga Magjike, 20 vite më parë ku treshja garoi me këngën “Deluzion”.

 

Previous ArticleNext Article