KreuStil Jetese

Njerëzit po cmenden fare pas pantallonave me temina!

Se bëhet fjalë për festa ditëlindjesh, beqarie apo ndërrimi të viteve, teminat ndihmojnë gjithmonë, por së fundi, duket se është edhe më mirë po të jenë zbukurim pantallonash. Reputacioni i tyre është rritur ndjeshëm; në fakt teminat mund të duken jashtëzakonisht elegante kur stilohen në një mënyrë moderne. Sekreti? Të dalësh jashtë pritshmërive. “ Mashtrimi“ ynë i preferuar, për sa i përket veshjes së festave, është të zëvendësojmë fustanin e shkurtër dhe lehtësisht të parashikuar për raste të tilla, me një palë pantallona vezulluese, që mund të kombinohen edhe me një t-shirt, apo dhe një këmishë xhins ose xhaketë lëkure. Ju doni të shkëlqeni, apo jo? E pra, e keni rastin tuaj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF