Sa u pagua Jennifer Lopez në “Huslers“?? Më shumë fitojmë ne!

Që kur publiku pati mundësinë ta shihte, “Huslers“ ka shënuar mjaft sukses. Shumëkush mund të mendojë se patjetër, në raste të tilla, aktorët paguhen me “bollëk“, e Jennifer Lopez, nuk mund të përbëjë përjashtim, apo jo?

Gabim! Jenniferi rrëfeu se nuk është paguar për interpretimin e saj.

“Gjërat që bëj, i bëj sepse dua. S’fitova asgjë nga “Hustlers”. E bëra falas dhe shërbeva si producente. Unë mbështetem te vetja, ja kush është “Jenny From the Block”. Unë bëj gjërat që dua. Ishte diçka shumë e veçantë të luaje Ramona-n”, ka thënë ajo. Jennifer nuk është paguar si aktore, por I ka fituar ca para si producente e ka marrë gjithashtu dhe  një përqindje nga fitimet e filmit “Hustlers”.

Previous ArticleNext Article