KreuCelebrity

Si influencojnë ngjyrat në dhomën e gjumit tek gjendja shpirtërore e fëmijës tuaj!

Influenca kromatike mbi gjendjen tonë shpirtërore është e provuar dhe e pranuar; ngjyrat kanë fuqinë të na qetësojnë, ose e kundërta, të na acarojnë. E kjo vlen edhe për fëmijët tanë. Si ndikojnë saktësisht? Ngjyrat e ftohta – nëse shumë prej nesh I lidhim këto ngjyra me një atmoferë më pak miqësore, ato të ftohtat dhe në tone më të shndritshme, në fakt kanë efekt qetësues mbi të vegjlit. Për më tepër, krijojnë ndjesinë e një hapësire të hapur, ndaj konsideron perfekte për dhomat me sipërfaqe të vogël.

Dhomat e ngrohta ngjallin një ndjenjë gëzimi e rehatie, arsye përse edhe përdorën shumë në ambjentet e brendshme. Ndryshe nga ngjyrat e ftohta, ato I ofrojnë fëmijeve ndjesinë e një hapësire më intime në rastin e një dhome me siperfaqe më të madhe.

Ndërkohë këshillohet që kur fëmijet janë të vegjël, të përdoren në shtëpi qilima të mëdhenj, sepse në vitet e para të jetës, ato perceptohen nga vogëlushët si “terreni I tyre“, dhe aty do të duan të kalojnë më shumë kohë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF