Veshja e fundit e Victoria Beckham: E thjesht por meriton 10 me yll!

Ajo ka krijuar një karrierë të suksesshme në botën e modës që pas famës që mori me grupin “Spice Girls” në vitet ’90. Dhe Victoria Beckham tregoi edhe një herë së fundmi shijet e saj në stil, këtë të martë teksa i drejtohej studios televizive për të xhiruar emisionin e njohur “Jimmy Kimmel Live” në Los Angeles.

Sipërmarrësja e modës dhe e bukurisë dukej mrekullisht elegante e veshur me veshje me printe pjesë e koleksionit të saj “VBPreSS20”, një fund ngjyrë pana dhe këmishë me lule te qafa në të njëjtën ngjyrë e print.

45-vjeçarja i shtoi kombinimit elegant një rrip zinxhir në bel ndërsa kishte çelur tonet e veshjes me çantën kamosh dhe këpucët me taka ngjyrë lejla. Flokët e kapur bisht, për të nxjerrë në pah lulen e bluzes në pjesën e qafës, nuk kishin si të fshihnin as vathët elegant të diamantit.

Previous ArticleNext Article