KreuStil Jetese

3 përfitimet nga reduktimi i sheqerit…

 

Kristina Rodulfo është gazetare e revistës “EllE”. Si e tillë ajo ka shkruajtur një artikull për problemin e saj, mbi konsumimin e tepër të sheqernave. Një problem i madh për të gjithë shoqërinë, pasi e kemi të pamundur të heqim dorë nga ëmbëlsirat. Sidomos gjatë festave të Dhjetor-it, atmosferë së cilës nuk mund t’i mungojnë ëmbëlsirat, pasi pa to s’do të kishin kuptim.

“Ju më njihni dhe e dini sa e dua unë sheqerin. Unë jam e varur në atë pikë, saqë nuk kalon një vakt pa ngrënë një ëmbëlsirë në fund. Si redaktore e bukurisë në revistë duhet të kujdesem më tepër për linjat e mia. Prandaj vendosa ta sfidoj edhe veten të mos ha sheqerna për një periudhë dy javore. Por për një person si unë, nuk është aq e thjeshtë, prandaj vendosa që çdo ditë në njërin nga vaktet të haja një ushqim që ka gjysmën e ëmbëlsirës së zakonshme. Kështu arrita ta rezauroj deri në 50 % përdorimin e sheqerit dhe pashë një ndryshim në lëkurë, në trup dhe në fokusin tim. ”- ka shkruajtur redaktorja e “Elle”.

Znj. Rodulfo, gjatë dy javëve aspak të lehta për një person të ‘dashuruar’ pas ëmbëlsirave, ka kaluar shumë vështirësi. Tre ditët e para u ushqente me kos të shoqëruar me pak sheqer. Kjo mungesë e përdorimit të sheqerit i dha asaj dhimbje koke, gjendje gjumi dhe ritëm të ngadaltë në punë. Filloi të merrte ushqime me proteina në mënyrë që të ishte e ngopur dhe mos i shkonte mendja për çokollata. Sigurisht ajo nuk e mohon që ndonjëherë hante një katror të vogël, çokollate të zezë. Regjimi i saj dhe preferencat ushqimore ndryshuan totalisht, brenda dy javësh.

“Tundimi nuk mungoi, por unë ja dola.”- përfundon Kristina Rodulfo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF