KreuCelebrity

Ia tallën vajzën në transmetim live, Kate Middleton bëhet bishë!

Jemi mësuar ta shohim të qeshur e të përmbajtur në daljet e saj në publik, por edhe Kate Middleton e humb qetësinë, dhe kjo vecanërisht kur vjen fjala tek fëmijet e saj. Ashtu sic cdo nënë, instikti I mbrojtjes është në maksimum tek Dukesha e Kembrixhit. Ajo që e shqetësoi Kate ishin disa batuta të  Greg James, BBC Radio 1 mbi princeshën e vogël Charlotte. Kate u tërbua dhe sic thotë shtypi vendas, e thirri moderatorin në Kensington Palace për t`I kërkuar shpjegime.

Vetëm disa muaj më parë, Middleton u gjend përballë një situate të ngjashme me Goerge-ne, të cilin një prezantuese televizive e vuri në lojë për mësimet e kërcimit. Tani, u morën me Charlotte-n.

Gjatë transmetimit të tij, Greg iu referua fotove të vajzës që përshëndeste mësuesen e saj në momentin e hyrjes në klasë, e tha me qesëndi: “Kush dreqin shtrëngon duart me mësuesen në ditën e parë të shkollës? “. Por pas thirrjes nga Kate dhe William, u detyrua të kërkojë ndjesë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF