KreuCelebrity

Riselda Sejdia rrëfehet: Arsyeja përse nuk bëjmë një fëmijë tjetër!

Ka qenë e ftuar tek “Rudina“ në Tv Klan, ku tregoi  shtëpinë e re luksoze në Dubai, e cila ka kushtuar mjaft shtrenjtë dhe është në emrin e saj. Epo, nuk është cudi që Riselda Sejdia të ketë kushte të tilla. Padyshim, ishte dhuratë nga bashkëshorti, biznesmeni Hjdin Sejdia. “Ma ka dhuruar, se e ka ditur gjithmonë që Dubain e kam pikë të dobët. Dhe Hajdini, si gjithmonë, është Hajdini, është i veçantë, jo se bën këto gjëra. Se është burri im në radhë të parë, por vetë e ndjeu dhe e bëri ashtu”, – tha koreografja.

Por ajo bëri për Tv Klan edhe një rrëfim tjetër: tregoi përse nuk bëjnë edhe një fëmijë tjetër. Por duket djali, qenka xheloz.

“Kam thënë dhe herë të tjera se ndalesë për këtë ka qenë Brahimi. Ndoshta të tjerët nuk e besojnë, por kjo është e vërteta dhe kjo gjë nuk më ka bërë mbarë më tepër. Ndihet shumë keq kur hapet një muhabet që të vijë një fëmijë tjetër në jetë. Bëhet shumë keq. Edhe pse është rritur, prap vazhdon me atë lloj konceptimi. Për momentin nuk kemi asnjë plantë këtij lloji në horizont.”- u shpreh ajo.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF