DIVORCI I BUJSHËM/ Këngëtari shqiptar për ish-bashkëshorten: “Ajo duhet të ndryshojë”

Loredana dhe Mozzik u ndanë pak javë më parë duke bërë kështu shumë bujë në media. Divorci i dy artistëve të rinj erdhi vetëm pak muaj pasi ata u bënë prindër për herë të parë të një vajze të quajtur Hana.

Lidhur me ndarjen e tyre, reperi Mozzik ka hapur zemrën duke u përpjekur të kujtoi takimin e parë me partneren e tij dhe arsyen se përse erdhi ndarja.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për portalin zvicerian “20 Minuten”, Mozzik e kujton kështu takimin e parë me bjonden bukuroshe:

“I shkruajta në Instagram dhe mendova ‘çfarë vajze fantastike.’ Pastaj prita një javë që ajo të më kthente përgjigje. Katër vite më parë, ditën e Shën Valentinit, u takuam për herë të parë,” tregon ai për fillimet e lidhjes. “[Takimi i parë] ishte i çuditshëm. U ulëm në një restorant dhe të gjithë na shihnin. Në një moment i thashë Lorit ‘eja ikim.’”

Ylli i “Dhelpër dinake” foli gjerë e gjatë për marrëdhënien me Loredanën duke zbuluar se ata kanë qenë edhe ligjërisht të martuar e se divorci është rrugës.

Për sa i përket ndarjes, Mozzik tha vetëm se gjërat nuk po funksiononin më dhe se shkaku ishte privat. “Gjëra që u ndodhin të gjithëve.” u shpreh ai duke lënë të kuptohet se kishte diçka që nuk shkonte me Loredanën. Kur u pyet se si është ajo si femër, Mozzik u përgjig: Ajo ka një zemër të madhe dhe i do njerëzit, por ajo duhet të ndryshojë! Nuk dua ta them këtë në publik pasi ajo e di vetë!”.

Previous ArticleNext Article