KreuStil Jetese

Ledri prish marrëdhënien me menaxherin e shumëviteve; çfarë ka ndodhur mes 2 miqve?!

Ledri Vula prej vitesh ka qenë nën menaxhimin artistik të Faton Shoshit, menaxher artistësh nga Kosova shumë i njohur në rrethin e showbizit.

Por sipas lajmi.net, periudha e Ledri Vulës nën menaxhimin e Shoshit tashmë i përket të shkuarës sepse sipas burimeve tanimë reperi ka vendosur që të vijojë vetëm rrugën e tij si artist i pavarur.

Të njëjtat burime shkruajnë se dyshja më nuk janë duke bashkëpunuar, rrjedhimisht kuptohet se Fatoni më nuk menaxhon datat dhe çdo gjë tjetër rreth karrierës së Ledrit.

Ndonëse asnjë nga palët nuk ka reaguar mbi këto lajme, mendohet se dy djemtë ruajnë ende raporte miqësore, së paku nëse i referohemi llogarive të tyre në Instagram, ku vijojnë ende të ndiqen.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF