KreuCelebrity

DIVA Manjola Nallbani s’ndalet! Prezanton klipin e ri me “Sytë e mi” dhe si gjithmonë na lë pa fjalë!

 

Pak orë më parë DIVA Manjola Nallbani, ka publikuar hitin e saj më të ri, “Sytë mi”. E njohur si këngëtarja e hiteve romantike, artistja vjen sërish me një romancë, krijuar nga Kledi Bahiti, e tekst të Fifit. Kënga që premierën e pati në koncertin recital të Nallbanit pak muaj me parë, fitoji menjëherë zemrat e publikut që në atë prezantim, ndërsa tashmë e ardhur me këtë klip tejet të kuruar ngjan si një film, që na çon në peisazhe të bukura shqiptare, ku klasi i artistes shfaqet në tre “look”-e krejësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, por edhe kaq të zgjedhur me shije dhe kujdes!

Këngë duket se menjëherë na vodhi zemrat të gjithëve, duke arritur vetëm në pak orë në një kohë rekord një shikueshmëri prej 5.8K, në kanalin e artistes në Youtube.

Sigurisht që nuk mundëm t’i shpëtonim ritmit të muzikës dhe të qëndronim pa kërcyer, me refrenin. Manjola Nallbani, mesa duket i ka qëlluar në shenjë, aq sa na ka surprizuar të gjithëve me këtë këngë.

Në një version më rrezatues se kurrë, me bindjen më të madhe themi se do jetë melodia që do të na shoqërojë shumë gjatë! E sigurt një hit i muzikës shqiptare, e një nga më të kërkuarat e artistes në vijim!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF