KreuBusull

Tërmeti në Shqipëri/ Papa Françesku: Lutem për këtë popull, që unë e dua aq shumë!

 

Ati i Shenjtë i Vatikanit ka shprehur keqardhjen e tij për tragjedinë që preku vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

Në emër të Papa Françeskut, Sekretari Kardinal i Shtetit, Pietro Parolin, dërgoi një telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit të së martës në Shqipëri.

Papa Françesku u ka dërguar “ngushëllimet e tij të përzemërta” të mbijetuarve nga tërmeti që goditi Shqipërinë herët të martën në mëngjes.

Në një telegram drejtuar presidentit Ilir Meta, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin thotë se ‘Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë’.

Papa Françesku po lutet gjithashtu për “personelin e ekipeve të emergjencës në përpjekjet e tyre të ndihmës”.

Papa Françesku për popullin shqiptar: Unë jam afër viktimave, lutem për familjet, Zoti e bekoftë këtë popull për të cilin unë e dua aq shumë.

 

 

INFORMACION I RËNDËSISHËM

Tërmeti ka goditur Shqipërinë dhe ka shkaktuar viktima dhe dëme të shumta.

Në këtë ditë të vështirë le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë shqiptarët tonë të prekur nga tërmeti!

Ju lutem shpërndajeni postimin ?.
Zoti ju bekoftë të gjithëve!

GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/termeti

PayPal & Credit Cards: paypal.com/us/fundraiser/charity/3525546
PayPal email : [email protected]
Numrat e llogarisë :
Fondacioni Fundjavë Ndryshe
Raiffeisen Bank

SËIFT CODE – SGSBALTX

0011184027 – ALL – AL76202110130000000011184027
0021184027 -EUR – AL61202110130000000021184027
0031184027 -USD – AL46202110130000000031184027 “Bamirësia nuk të varfëron”
#fundjavendryshe

 

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF