KreuStil Jetese

Bexhet Pacolli jep 1 milion euro për ndërtimin e zonave të prekura nga tërmeti!

Pak minuta më parë, dhimbjes dhe vuajtjeve të banorëve të prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, por edhe atyre që kanë vazhduar më pas, ka shprehur solidaritetin e tij, Bexhet Pacolli, së bashku me familjen e tij. Ai me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se do dhurojë 1 milion euro dhe pret çdo shqipëtarë që ka nevojë për strehim.

“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale. Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt. Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur. Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet. Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë.”-shkruan z.Bexhet Pacolli.

Bexhet Pacolli ka qenë Presidenti i tretë dhe më pas zëvendës kryeministër i Kosovës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF