KreuCelebrity

Pas akuzave për përfitime personale, Linda Halimi pezullon fushatën e mbledhjes së parave për tërmetin!

Linda Halimi ishte një prej personazheve të njohur që nisën pas tërmetit fushata për grumbullime fondesh, në përpjekje për të lehtësuar sadopak vështirësitë me të cilat përballen sot familjet e prekura nga fatkeqësia natyrore. Por një pjesë e ndjekësve të saj nuk e kanë besuar, e thanë se këngëtarja synon t`i përdorë paratë e grumbulluara online, për përfitime personale.

Kjo e ka shtyrë që ta anullojë nismën e marrë.

 “E fshiva fushatën me GoFundMe! Shumë dramë… Njerëzit po mendojnë se e kam për përfitime personale, shumë absurde dhe qesharake! Duhet të jesh pa zemër fare të fitosh personalisht në kohë tragjedie! Më vjen keq që edhe pasi kam bërë donacione të ndryshme brenda këtyre dy ditëve (e kam bërë me zemër e dashuri), populli im, njerëzit e mi, dyshojnë në qëllimet e mia, vetëm pse nuk jetoj në Shqipëri. Më besoni nuk kam mbetur në lekët e fituara të GoFundMe, sepse deri më tani s’më mungon asgjë falë Zotit. Lutem për ju dhe shpresoj t’ju lehtësohen dhimbjet dhe të mos përsëriten më kurrë këto kohë të rënda! Paqe dhe dashuri”, ka shkruar Linda në ‘Instagram’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF