KreuCelebrity

Gjërat që nuk duhet të bëni kurrsesi gjatë një tërmeti!

Ekipet e emergjencave në SHBA e vende të tjera të botës, që kanë kërkuar njerëz nën gërmadha e janë përballur me shumë raste pasojash katastrofike të një tërmeti, por edhe ekspertë e studiues të ndryshëm, të gjithë pajtohen në një pikë: tre janë gjërat më efikase që duhen bërë në raste të tilla për të zvogëluar dëmtimin apo dhe mundësinë e humbjen së jetës në rast tërmeti. Ata i quajnë: “Drop, Cover, and Hold On”. Të gjithë këta njerëz thonë se metodat e mëhershme si qëndrimi poshtë dyerve, apo turrja me vrap jashtë neper shkalle, nuk janë të sigurta, përkundrazi, sot konsiderohen të rrezikshme.

Nëse keni pasur ndonjë përvojë të mëparshme tërmeti, kur keni arritur të dilni me vrap jashtë pa asnjë cënim, kjo ju jep një ndjenjë të rreme sigurie, shprehen ekspertët. Në situatat e tërmeteve të forta, nuk duhet të lëvizni. Vetëm këto konsiderohet të jenë gjërat që mund t`ju ndihmojnë:

Uluni në gjunjë, ku të jeni, sepse ky pozicion ju ndihmon të mos rrëzoheni dhe të zvarriteni drejt një vendi të sigurtë

Mbroni kokën dhe qafën. Nëse nuk keni tavolinë afër, qëndroni pranë një muri të brendshëm, larg dritareve. Qëndroni të gjunjëzuar dhe përkuluni përpara për të mbrojtur organet jetike

Qëndroni ashtu dhe nëse jeni poshtë një tryeze, mbahuni me njërën dorë pas saj, dhe me tjetren mbroni kokën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF