Ministrja Besa Shahini bën njoftimin për fillimin e mësimit!

Besa Shahini tërhoqi vëmendjen duke treguar se lajmi i përhapur mbi pezullimin e mësimit deri në 9 dhjetor, nuk është I vërtetë. Ministrja e Arsimit, sqaroi të gjithë qytetarët për datën e rikthimit të nxënësve dhe studentëve në shkolla. Këtë e bëri përmes një statusi në Facebook, ku thotë se ende nuk është përcaktuar një datë për rikthimin në bankat e shkollës, duke qenë se duhet bërë rivlerësimi i godinave.

“Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore. Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET “FAKE” si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike,-shkruan ministrja.

Previous ArticleNext Article