KreuBusull

Përcillen për në banesën e fundit viktimat e familjes Cara dhe Greku në Thumanë!

Tre ditë pas tërmetit vdekjeprurës për dhjetra banorë, në Thumanë kanë nisur homazhet për t’u dhënë nderimet e fundit familjes Cara e Greku të cilët humbën jetën pas shembjes së tre pallateve.

Në Thumanë po bëhen nderimet e fundit në kujtim të dhjetra personave që humbën jetën nga shembja e tre pallateve, nga tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Sot do të bëhet varrimi i dy familjeve, asaj Cara dhe Greku të cilët u zunë poshtë nga rrënojat e pallateve. Familja Cara është një nga më të prekurat e kësaj fatkeqësie, pasi 7 anëtarë të kësaj familje kanë gjetur vdekjen në gërmadhat e pallateve të shembura. Në ceremoninë mortore pritet që të marrë pjesë edhe kryeministri Rama, ministri brendshëm Sander Lleshaj dhe ish ministrja e arsimit, Lindita Nikolla.  Ndërkohë që kanë qenë të shumtë të pranishmit në homazhe, familjarët, shokë, miq, të afërm por edhe të panjohur që janë prekur nga kjo tragjedi.

Ndërkohë familjarët kanë nisur edhe vajtimin e viktimave, që kanë krijuar një situatë akoma më të trishtë pranë çadrave ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti. Në ktë ceremoni mortore kanë ardhur shumë të afërt të cilët me lule në duar dhe me lot në sy shohin për herë të fundit arkmortet e familjarëve të tyre.

Burimi: Shqiptarja.com

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF