Rrëfehet Hygerta Sako: “Shumë frikë për vëllain në Durrës“!

Hygerta Sako, si vajzë nga Durrësi që është, e përjetoi shumë keq tërmetin që goditi Shqipërinë, dhe qyteti bregdetar ishte pikërisht një prej zonave të goditura më rëndë prej tij. Moderatorja e njohur rrëfeu tek “Ftesë në 5”, se momenti kur mësoi se c`po ndodhte në qytetin e lindjes, kishte qenë shumë i vështirë për të.

 “Vëllain e kisha në Durrës. Shtëpia e tij është kthyer në të pabanueshme, por më shumë se gjithçka, shqetësim është frika pas tërmetit. Çfarë do të ndodhë nëse pësojmë edhe një goditje tjetër të fortë, që mund të jetë fatale?“,  është shprehur Hygerta.

 

 

Previous ArticleNext Article