KreuFashion

Ekspertë nga SHBA do të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti!

 

Pak orë më parë, “Ambasada Amerikane në Tiranë”, njofton nëpërmjet një postimi në “Facebook”, se drejt Shqipërisë janë nisur ekipe të emergjencave, nga “Departamenti Zjarrfikës i kontesë Fairfax  dhe Los Angeles”, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekspertët amerikanë do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, nga tërmeti i 26 Nëntorit. Po kështu, ata do të përcaktojnë nëse objektet që ndodhen në zonat e goditura më së shumti nga tërmeti janë të sigurta dhe mund të banohen, apo mund të shkatërrohen nga një tërmet i dytë.

Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles. Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta”,- ka njoftuar Ambasada Amerikane në Tiranë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF