Foto/ Brenda ekspozitës së ‘luleve’ të  Alexander McQueen, ‘Roses’!

 

Sarah Burton i kushton rëndësi simbolizmit që kanë lulet në këtë ekspozitë të re romantike të Alexander McQueen, ‘Roses’. I ndodhur në katin e tretë të butikut, të “Old Bond Street”,  të shtëpisë së modës, përmban një përzgjedhje veshjesh të frymëzuara nga forma dhe energjia e luleve, duke përfshirë modele të më shumë se një dekadë, që nga dita e skicimit deri tek produkti final. Duke filluar nga sfilata e pranverë/ verës 2007-Lee McQueen ‘Sarabande’, te koleksioni më i fundit i pranverë/ verës 2020, të Burton.

Një organizim i ngritur mbi eksplorimin e zejtarisë. Modele të paimitueshme të markës, sjellin një veçanti për vizitorët. Të gjithë vizitorë mund të marrin etiketën për secilin manekin, për të zbuluar përbërjen e asaj veshje të veçantë, ndërsa fotografitë e skicave, sfondi dhe përsëritjet e mëparshme të çdo dizajni, zbukurojnë muret e butikut. E veçantë tjetër e kësaj ekspozite janë videot të cilat na njohin me tërësinë e procesit të punës që është ndjekur, për çdo model që ndodhet në ekspozitë.

Pranverë / Verë 2007

Majtas: Veshja me petalet e luleve ombre, me mëndafsh të lyer me ngjyrën e rozës pluhur, ‘nude’ dhe ‘burgundy’.

Djathtas: Pjesë mëndafshi të lyera me dorë dhe të gërvishtura  mbi një korse të lëpirë me lustër ‘nude’, me një skaj si  një re, në hije e ngjyrave të jargavanit  dhe violet.

Pranverë / Verë 2007

Veshja e Sarabande ishte një përzierje me lule të freskëta trëndafilash mëndafshi. Kjo e fundit është e lyër me dorë, ngjyrë e livandos ‘Eau de Nil’ dhe zbukuruar me lule origjinale që i mbizotërojnë kohës.

Vjeshtë / dimër 2012

Një fustan me lule prej ngjyre rozë të akullt, i ndërtuar nga shtresa të shumta të mëndafshta, një teknikë që frymëzoi dy pjesë në koleksionin SS20.

Pranverë / Verë 2013

Majtas: Fustan jacquard i zbehtë, i përbërë nga material mëndafshi dhe një përzirje teknikash të qëndisjes së matërialeve të arta.

Qendra: Fustan jacquard i zi me xhupan të zi, i mbështjellë rreth e qark me një copë mëndafshi të zi. I qepur i gjithi me dorë.

Djathtas: Fustani tyl me korse të “Queen Queen Bee”, me një xhupan të qepur sipër, të zbukuruar me material ari.

Pranverë / Verë 2018

Majtas: Shtresat të ngjyrosura me dorë, materiali i përbërë nga mëndafsh në ngjyrë rozë. Të qëndisura mbi të trëndafila 3D.

Qendra: Shtresat të ngjyrosura me dorë, materiali i përbërë nga mëndafshi i fildishtë. Të qëndisura mbi të trëndafila 3D.

E djathta: E mbushur me petalet e trëndafilit, të punuara të gjitha me dorë, mbi materialin e satenit, me të cilin është i përbërë ky fustan.

Vjeshtë / dimër 2019

Një xhaketë prej leshi dhe mëndafshi të zi, me një shpatull të prerë.

Vjeshtë / dimër 2019

I ngjashëm me fustan në të cilin kanë lulëzuar lule, e përbërë nga copa e mëndafshit ‘Lust Red’. Trupi i fustanit është i mbushur me palosje të rrumbullakosura, si shumica e modeleve të mëparshme në fustanet e Lee McQueen. Një fustan i zi i veshur nga vejushat e Kullodenit, me një xhaketë sateni, me petale trendafili. E njëjta e përdorur edhe në shfaqen “The girl who lived in the tree.”

Pranverë / Verë 2020

Djathtas: Një veshje me lule dhe gjethe të prera dhe punuara me dorë. Lulet janë të përbëra nga mëndafshi blu dhe të prera nga ‘AW12’. Ngjyrat e përdorura janë blu, esmeraldi dhe e lules së lirit.

Majtas: Një fustan i qepur me lule, të prera dhe punuara me dorë.

Previous ArticleNext Article