KreuStil Jetese

Lajm i fundit/ Ministria e Arsimit: “Me mësimin do të operohet në bazë të dëmtimeve! Shkolla për disa fillon nesër!

Lajm i fundit/ Ministria e Arsimit: “Me mësimin do të operohet

 

 Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pak minuta më parë, në një komunikatë për shtyp është shprehur se ditën e nesërme fillon mësimi rregullisht dhe mësuesit duhet të paraqiten në punë. Ministrja e ka bërë këtë deklaratë duke përjashtuar një kategori shkollash dhe individësh që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sidoqoftë mësimi në të gjithë Shqipërinë do të filloj rregullisht  në datë 9 dhjetor, ku data do të shtyhet vetëm në rastin se ekspertët nuk arrijnë të kontrollojnë çdo shkollë, kopësht apo çerdhe. Për sa i përket datave të pushimit duhet të rishikohen edhe njëherë, për të mos pasur asnjë orë mësimore të humbur.

 Deklarata e Besa Shahinit:

“Që ditën kur ra tërmeti kemi marrë informacion nga drejtorët e shkollave për dëmet. Më pas janë bërë inspektimet në këto shkolla. Më datë 28-29 , kanë ardhur edhe inxhinierë nga Kosova. Dje informacioni nga terreni kemi konstatuar që shumë shkolla kanë dëmtime serioze, por edhe nga ata që mund të rregullohen.

Në Durrës e Lezhë kanë dëmtime të thella 26 shkolla. Në Tiranë dëmtime mesatare dhe të lehta janë 23, përveç Prezës që do të zhvendosen nxënësit në një shkollë tjetër. Një pjesë e shkollave në Tiranë janë mbyllur por jo të gjitha.

Mbrëmë kemi bërë zhvendosjen e planeve të nxënësve tek shkollat pritëse. Kemi bërë kalkulimin e kostove dhe jemi në proces të mjeteve të transportimit. Edhe për nxënësit që janë strehuar nëpër hotele. Duhet t’i çojmë në shkollat më të afërta.

Plani i punës për detyrat e shtëpisë, e kemi mbyllur me strehimet e përkohshme. Jo vetem në hotele por edhe tek çadrat. Plan pune përgatitore për mësuesit që do të dalin në punë para se të vijnë nxënësit.

Duke marrë parasysh gjendjen e shkollave u vendos, që në Qarkun e Durrësit mësimi do të pezullohet deri më 9 dhjetor. Në qarkun e Tiranës dhe të Lezhës mësimi do të jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor, ku do të fillojë mësimi. Nëse do të shtyhet do njoftohen më 4 dhjetor.

Në qarqet e tjera vijon normalisht, nesër. Vendimi për pezullimin e për mësimin vlen edhe për shkollat private, ndërsa për çerdhet për Lezhën dhe Tiranën për qarqet Tiranë dhe Lezhë edhe mund të rihapen. Komunikimi do të bëhet nga bashkitë.

Mësuesit i presim në punë me 2 dhjetor. Përveç se në Durrës që do të jetë me tolerim. Kjo është e domosdoshëm që të bëhet për të përgatitur mësimin. Nuk është opsionale por do të monitorohet.  Mosparaqitja nuk paraqiti problem por tani është momenti i përgatitjes së mësimit. Jemi në gjendje të jashtë zakonshme. Duhet të vihet në plan të dytë frika. Kemi përparësi mësimin.” 

Mësuesit gjithashtu që ditën e nesërme do t’i nënshtrohen disa trajnimeve ku të mësojnë si duhet të veprojnë me fëmijët, nxënësit dhe studentët në rast tërmeti.

Dua t’ju them që për çdo shqetësim të më kontaktni gjithashtu për çdo ndryshim do të njoftoheni në vijim.”- ka përfunduar ministrja e arsimit, Besa Shahini.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF