KreuStil Jetese

‘Likes’, në Instagram janë duke u rritur dita ditës edhe më shumë! Çfarë do të ndodh nëse ky ospsion hiqet?

Redaktori i “HarperBazzar”, në mediat sociale analizon të mirat e vendimit, të Instagram për heqjen e pëlqimeve.

Në dy javët e kaluara, ‘inbox-i’ im është ‘mbytur’ me pyetje nga kompani të ndryshme dhe modelë/e. Pyetjet më të shpeshta ishin: ‘Pse nuk mund të jap më ‘like’?’ ose ‘Si mund t’i besoj një kompanie nëse nuk di rolin dhe audiencën e saj në shoqëri?’

Unë nuk punoj për “Instagram”, që të kem një përgjigje, por mund të hamendësoj disa ide të mirë studiuara, në lidhje me punët e brendshme të platformës së rrjetit social. “Unë mendoj se i vetmi person që di vërtet se si funksionon algoritmi i Instagramit, është i njëjti person që e njeh recetën origjinale të “Coca-Cola.”- flet redaktori i “Harper Bazzar”.

Sidoqoftë, unë jam redaktor i mediave sociale prej gjashtë vjetësh. Unë kam parë bloget e Tumblr dhe faqet në Facebook të cilat bëjnë ‘publicitete’,  për llogaritë në Instagram. Gjatë gjithë kohës që kam qenë duke punuar në këtë fushë, Instagram është kthyer në mediat që është e mbushur më së shumti me ‘Fakenews’. Është faqja e cila ka thyer rekordin nga të gjitha rrjetet e tjera të cilat krijojnë një profil tuajin publik, duke u bërë ‘lojtari’ mbizotërues në fushën e promovimit dhe zhvillimit të imazhit.

Javën e kaluar, u njoftua se “Instagram” kishte filluar testimin tashmë në Australi, Brazil, Kanada, Irlandë, Itali, Japoni dhe Zelandën e Re, derisa të përhapet në nivel global. Kjo ngjarje është bërë tema e ditës në bisedimet midis njerëzve, ku shumica e të cilëve kanë shpërndarë meme, ku shkruhet: “Çfarë do të bëjnë ndjekësit tani?”

“Nuk është sekret që opsioni ‘Like’, në “Instagram” është kthyer si një biznes i madh për individë të caktuar. Për mua personalisht, si redaktor, gjithashtu është i rëndësishëm ‘like-s’. Unë as nuk mund t’ju them se sa fotografi kam fshirë ose arkivuar, për shkak të numrit të ulët të pëlqimeve të tyre. E trishtueshme, dhe pak e sikletshme, por e vërtetë. Si dikush që kalon pjesën më të madhe të ditës së tyre, duke punuar në rrjetet sociale, eksperienca të mëson se nëse përmbajtja është ‘mbret’, pëlqimet qoftë në Instagram, Facebook apo ndonjë platformë tjetër janë “Ace of Spades”.

Pëlqimet janë si një aprovim i punës sonë, sa e mirë është ajo. Kalimi i kohës në rrjetet sociale, për mua s’është i rëndësishëm, po për të fejuarën time, Instagrami është e kundërta, kur ikim për pushime ose blejmë diçka të shtrenjtë të cilën ne e postojmë atë. Shpeshherë ne kemi dalë të zhgënjyer nga pëlqimet, por nga ana tjetër është diçka argëtuese, ndonëse jo të gjithë ndajnë të njëjtin opinion me mua.”- tregon redaktori.

Nuk ka asnjë dyshim se shëndeti mendor i të rinjve, po preket seriozisht nga heqja e opsionit ‘like’, nga Instagrami. Në studim i vitit 2017, nga “The Royal Society for Public Health”, vuri në pikëpyetje pesë prej platformave që ndikojnë më së shumti, tek rreth 1.500 persona të moshës midis 14 dhe 24 vjeç, në Mbretërinë e Bashkuar: Facebook, Instagram, Twitter, Snapchat dhe YouTube. Studiuesit zbuluan se Instagram është platforma që ka më shumë të ngjarë, të ketë efekte negative në shëndetin mendor dhe mirëqenien e të rinjve të anketuara. Sistemi i pëlqimeve në Instagram është kthyer si një konkurs popullariteti.

Platforma duket se e ka marrë kritikë në bord për vendimin e saj, për të hequr pëlqimet. Si rrjedhojë kompania ka vendosur ta provojë njëherë, si formë eksperimenti për të kuptuar rëndësinë e përmbajtjes. “Ne duam që miqtë tuaj të përqëndrohen në fotot dhe videot që shpërndani, dhe jo sa pëlqime merrni”, tha “Instagram” në një deklaratë. Disa kanë argumentuar se me të gjitha kompanitë kryesore, ky është një vendim biznesi nga kompania, pasi Instagram do të jetë në gjendje të kontrollojë më mirë algoritmin dhe përmbajtjen. Në këtë mënyrë platforma do të jetë në gjendje të prioritizojë përmbajtjen e markës që ne shohim në platformë.”

Prandaj, pyetja që mbete për t’ju përgjigjur është, “Si do të jenë në gjendje ndjekësit që të vërtetojnë efikasitetin e tyre dhe të vazhdojnë të fitojnë para, të cilat më parë i siguronin nga pëlqimet e postimeve?”- analizon redaktori.

Pronari i “Aussie”, Tammy Hembrow, i cili ka më shumë se nëntë milion ndjekës, ka thënë se po mendon të fshijë llogarinë e tij për shkak të ndryshimeve të bëra. Nicki Minaj gjithashtu është shprehur se nuk do të përdorë më Instagram, në një postim të bërë në Twitter.

“Disa nga ndikuesit që unë kam folur për të këtë, kanë thënë që ata besojnë se komentet do të jenë mënyra e re për të matur audiencën në postime, dhe nëse një markë duhet të fillojë të punojë me komentuesit. Gjithashtu, vlen të përmendet se ju do të jeni në gjendje të shihni numrin e përgjithshëm të ndjekësve dhe kjo do të mbetet e pandryshuar, të paktën tani për tani. Kjo dukuri gjithashtu do i prishi punë atyre personave të cilët deri më sot i kanë blerë pëlqimet.

Unë shqetësohem për njerëzit të cilët do të mbyllin adresat e tyre nëse pëlqimet largohen. Është pothuajse si një lojë celulare, ku përdoruesit nxiten për ta shkaktuar në bazë të pëlqimeve. Unë shqetësohem për këtë nga një këndvështrim professional:

Këshilla ime për markat dhe ndjekësit është që të punojnë me rritjen e audiencës në sektorin  e komenteve, nëse duan të ruajnë bizneset e tyre.”-përfundon redaktori i “Harper Bazzar”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF