KreuStil Jetese

I shtohet listës së artistëve bamirës, ja kontributi i Ermal Metës

Ermal Meta është artisti i radhës shqiptar që solidarizohet për të ndihmuar Shqipërinë në këto ditë të vështira. Artisti ka vendosur të japë kontributin e tij dhe ka zgjedhur të rindërojë shtëpinë e dëmtuar të familjes Alla dhe nismën e tij e ka shprehur edhe me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të @erionveliaj duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al,” ka shkruar Meta

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF