KreuStil Jetese

Jo vetëm bashkëshortë por edhe kolegë, zbulohet projekti i Jonidës dhe Besnikut

Në shtator të këtij viti Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë që u vu në qendër të mediave rozë.

Por lajmet më të reja që vijnë nga të sapomartuarit lidhen kësaj here me karrierën e tyre, sepse sipas Prive tani ata janë bashkë jo vetëm si çift por edhe si kolegë.

Ata po punojnë në një film me metrazh të gjatë që është në përgatitje e sipër. Ky është një produksion shqiptar dhe ka temë një lidhje dashurie dhe ku në rolet kryesore do të jetë vetë Jonida dhe Besniku.

Sipas burimeve të Prive, filmi do te jetë gati për t’u shfaqur në kinematë shqiptare nga muaji mars i vitit të ardhshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF