KreuStil Jetese

“KEEP ON BEING YOU”: Fushata që krijoi manekinët e parë më strija, heteroseksual, njolla në lëkurë dhe hixhade!

 

“Missguided”, për herë të parë, prej ditës së djeshme ka nisur një fushatë, për të gjithë femrat dhe meshkujt të cilët kanë ‘gabime’, në lëkurën ose orientimin seksual. Kjo fushatë është një nismë e guximshme dhe gjallëruese për ata persona të cilët deri dje nuk ishin ndjerë komfort me defektet në trupin e tyre. Mesazhi me të cili është ngritur kjo fushatë ka të bëjë me fuqizimin e vetëbesimit dhe evitimin e stresit ndaj gjykimeve.

“Jini vetvetja, jini të sigurt me lëkurën tuaj, jini komfort me të metat, merrni guximin dhe ecni përpara duke thënë: f*** të qënurit perfekt.”- shkruhet në faqen e “Missguided”.


Fushata gjithëpërfshirëse ka një pamje të mrekullueshme dhe me një logo inspiruese, mbi të cilën shkruhet “Keep on being you”. E veçanta është se 16 modelët e përzgjedhur përfaqësojnë çdo defekt, prej të cilit shumëkush është paragjykuar. Në fushatë janë të përfshirë gjithashtu avokati Munroe Bergdorf , këngëtarja Seann Miley Moore dhe fotografja Emma Breschi, të cilën janë imaxhi kryesor i ndërtimit të kësaj fushate dhe pamjeve të mrekullueshme, të realizuara, për fushatën. Pamje në të cilat mbizotëron vetëm buzëqeshja, ngjyrat e ëmbla dhe guximi.

“Missguided” është një dyqan online, ku deri dje ne blenim veshje, të cilat na dukeshin të mrekullueshme, kur i shihnim të veshura tek modelet ose tek manekinët, me forma perfekte. Por jo të gjithë kanë të njëjtat forma trupore ose pamje, për këtë ata përveçse kanë ndryshuar standartin e modelëve, kanë porositur manekinë të cilat kanë vitiligo, shenja strije, madje edhe të veshurat me hixhab. Të gjitha këto gjëra janë pjesë e një bukurie femërore që nuk duhet të fshihet ose  nuk duhet të kenë turp.

Për të qenë një modele perfekte nuk është e rëndësishme të keni një trup borë të bardhë, pa rrudha apo pa shenja. Rrudhat dhe çdo shenjë e lindjes i bën ato unike, prandaj edhe “Missguided”, e ka nisur këtë fushatë, për t’i mbajtur këta indivvidë larg ‘traumave’ të gjykimit apo ‘bullizmit’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF