Me një foto të Sarës me djemtë, Lori Hoxha: “Ndihem e bekuar por edhe e pafuqishme…”

Lori Hoxha nuk ka mundur të qëndrojë në heshtje pas tërmetit me pasoja tragjike për vendin tonë. Të duket si dje momenti kur lëkundjet e fuqishme të tokës, që i morën jetën 51 personave dhe plagosën mbi 900 të tjerë, e nga i cili ende nuk po arrijmë të marrim veten.

Dhimbjen dhe frikën për njerëzit më të dashur e ka ndarë me publikun edhe Lori oxha, njëra prej trashëgimtareve të Top medias. Nën një foto të motrës së saj Sarës me dy fëmijët London Noor 3 vjeç dhe më të voglit Roman 2 muajsh, teze Lori shkruan:

“Ju uroj të gjithëve një Dhjetor të qetë e të gëzuar. Ndihem shumë e bekuar që kam njerëzit e zemrës pranë, shëndoshë e mirë. Shumë prej nesh nuk e patën atë fat ndaj falenderoj Zotin çdo ditë. Ndihem e pafuqishme ndaj çdo gjëje që po ndodh por lutem (e jo vetëm) që situata te lehtësohet dhe të mund të gëzojmë aq sa mundemi jetën që kemi fatin të kemi.”

Previous ArticleNext Article